Grabitje e armatosur në Prishtinë
Rasti është duke u hetuar
Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:00 në njërin prej restoranteve në Prishtinë ka ndodhur një grabitje parash.
Sipas policisë rastin e kanë raportuar katër punëtor, të cilët ishin qenë në vendin e punës.
“Brenda kishin hyrë dy persona të maskuar e të armatosur dhe nën kërcënim të armëve nga viktimat kishin grabitë para”, njofton policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të lënduar, derisa rasti është duke u hetuar. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?