E rrahu dhe e vjedhi në lift

Gruaja ka marrë ndihmë mjekësore

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Prishtinë një grua ka raportuar se derisa kishte qenë duke e pritur liftin në një objekt banesor, një i panjohur e kishte sulmuar – goditur dhe ja kishte marrë çantën e krahut, në të cilën kishte pas para dhe dokumente personale.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, bëhet  e ditur në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti është duke u hetuar. /21Media 

Back to top button