Grabitje e armatosur në Prishtinë

Policia po heton rastin

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Prishtinë, në një institucion mikrofinanciar. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Zyra për informimi e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje të armatosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.” , ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button