Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në kryeqytet.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tutje ka thënë se Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rrethanave të rastit./21Media

Back to top button