Grabitje me armë në Podujevë

Viktima ishte në lokalin e tij duke punuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:04, ka ndodhur një grabitje me armë në Podujevë.

Ankuesi ka raportuar në polici se për deri sa ishte në lokalin e tij duke punuar, tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur rreth 1000 euro para të gatshme.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante policore./21Media

Back to top button