Lushtaku: Do të më mbetej “hatri” nëse nuk do të kisha ftesë nga Gjykata Speciale

Lushtaku do të intervistohet më 16 janar

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Samil Lushtaku ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ku do të udhëtojë për në Hagë. Lushtaku ka thënë se nuk e di se për çfarë do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Lushtaku i tha mediave se do t’i kishte mbetur hatri në qoftë se nuk do të kishe ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai tha se e kanë kontaktuar të gjithë miqtë e tij përfshirë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për në Hagë, Sami Lushtaku do të shoqërohet edhe nga deputeti Milaim Zeka. Ky i fundit tha se beson në luftën e pastër të UÇK-së.

“Unë me vet dëshirë po e shoqëroj gjeneralin Sami Lushtakun. Unë besoj në luftën r pastër të UÇK-së”, tha ai.

Ndërsa, Lushtaku për media ka njoftuar se më 16 janar do të intervistohet.

Në aeroport pritet të vie edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.

Krijimi i saj ka pasuar publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Back to top button