Grabitje në një market në Prishtinë

 
Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur dje në një market në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesja ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market, tre persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një sef metalik me një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti vazhdon të hetohet, nga njësitet policore./21Media

Back to top button