Grabitje në një market në Prishtinë

Sonte rreth orës 21:20, ka ndodhur një grabitje nga tre persona në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Lajmin për rtv21 e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona”, tha Ahmeti.
Ahmeti tutje bëri të ditur se Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, shtoi tutje Ahmeti./21Media

Back to top button