Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ndizen qirinj në Prishtinë

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentët e Lëvizjes Studentore Studim Kritikë Veprim ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vllasiu nga fqinji i tij 38 vjeçar.
“Mateo Vllasiu doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë. Sot nuk ishte ditë e zakontë mësimi sepse banka ku ulej vogëlushi 8 vjeçar ishte bosh. Përveçse një krim makabër, ngjarje e tmerrshme dhe vrasje tronditëse, kjo është një këmbanë për tërë shoqërinë”, vlerësoi kjo Lëvizje.
Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim iu bashkua thirrjes “Drejtësi për Mateon”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button