Grafite fyese kundër Fadil Gecit në Prishtinë

Në Prishtinë janë vendosur grafite fyese për Fadil Gecin, i cili pak ditë më parë dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë. Mbi këtë shkrim është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.

Të martën dhe të mërkurën, Fadil Geci ka dëshmuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Portali rtv21.tv ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me këto grafite dpor ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare./21Media

Back to top button