Grafitet luftënxitëse kthehen në veri, Musliu: Po ndodh sikurse para sulmit të Banjskë

Grafite nacionaliste e luftënxitëse janë parë në veri të vendit, një ditë pas kërcënimeve për atentat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Aty janë rikthyer sërish mbishkrimet “Brigada veriore është gjallë” dhe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Këto grafite luftënxitëse janë parë nëpër disa vende në veri të vendit, e për çka ka reaguar me edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Ai ka shkruar në Facebook se këto grafite po kthehen njëjtë sikurse para agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.

“Dje, kërcënimi për Kryeministrin e Kosovës, i cili pasi u dekonspirua, gjoja u vu në diskutim nëse ishte i vërtetë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe një pjesë e shqiptarëve;

Sot, grafite (Brigada e Veriut është gjallë & Kur ushtria të kthehet në Kosovë) sikurse para 24 shtatorit, agresionit në Banjskë;

Gjersa, krejt Evropa dhe SHBA janë këtë vit në zgjedhje, e ndoshta edhe Kosova, Serbia tashmë s’e ka këtë hall, sepse i ka vjedhë zgjedhjet. Putini po siguron mandat jetësor!

Perëndimi në gjumë, e Kosova ku?”, ka shkruar ai në Facebook.

Back to top button