Hoxhaj pjesë e Samitit Botëror të Qeverive në Dubai

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj nga sot do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë, i cili po zhvillohet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hoxhaj përmes një postimi ku ka thënë se në këtë Samit do të diskutohet për qeveritë e së ardhmes dhe sfidat gjeopolitike dhe ekonomike.

“Bashkë me shumë liderë të qeverive të shteteve të ndryshme, organizata ndërkombëtare e ndërmarrës botërorë, jam i ftuar të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë, i cili këtë vit trajton temën e qeverive të së ardhmes, sfidat gjeopolitike dhe ekonomike, si dhe shkëmben ide për të fuqizuar gjeneratat e ardhshme të qeverive në tërë botën”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”./21Media

Back to top button