Granatime intensive në Kharkiv dhe Donetsk
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka thënë se Rusia mbante deri në tre grupe taktike batalionesh dhe njësi ajrore në zonat kufitare si përforcime të mundshme.
Ata kanë bërë të ditur se kishte pasur granatime intensive të vendbanimeve pranë Kharkiv, në verilindje. Të martën, 15 persona u raportuan të vrarë nga sulmet e artilerisë në zonë.
Në rajonin e Donetskut: Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ruse po përdorin sisteme të shumta raketash lëshuese “për të krijuar kushte për rifillimin e ofensivës në qytetin e Slovianskut”.
Bakhmut: Thuhej gjithashtu se njësitë ukrainase kishin penguar rusët të përparonin drejt Bakhmutit nga jugu.
Linjat e frontit: Diku tjetër përgjatë vijave aktive të frontit që shtrihen për më shumë se 1000 kilometra (620 milje), ukrainasit raportuan granatimet e vendbanimeve në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko ka thënë se gjashtë fëmijë ishin plagosur dhe një person u vra në granatimet e Chasiv Yar. Ai tha se municionet thërrmuese kishin rënë në një plazh në një liqen në qytet. /21Media