Granatime në Mykolaiv, një viktimë

Të paktën një person ka humbur jetën pas granatimeve në Mykolaiv në Ukrainën jugore
Siç bëjnë të ditur mediat, ka edhe të lënduar pasi Rusia bombardoi një zonë të banuar.
“Këtë mëngjes Mykolaiv po bombardohej përsëri në mënyrë kaotike. Shtëpitë e banimit civil në rrethe të ndryshme të qytetit pa objekte ushtarake u granatuan”, ka thënë Hanna Zamazieieva, kryetare e këshillit rajonal të Mykolaiv.
Të dielën, një raketë ruse shkatërroi një depo të madhe gruri në Mykolaiv, sipas zëdhënësit të Komandës Operacionale të Ukrainës Jug./21Media

Back to top button