Presidentja Osmani në korrik shkon për vizitë në Slloveni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejčič.
Gjatë takimit, ambasadorja Benedejčič ia dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Presidentit të Sllovenisë Borut Pahor për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik.
Presidentja Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm.
Tutje, Osmani e Benedejčič gjatë takimit diskutuan edhe për zhvillimet në vend dhe rajon./21Media

Back to top button