Granatimet në Zaporizhzhia, gjashtë fëmijë në mesin e të lënduarve

Numri i personave të prekur nga bombardimet ruse në qytetin e Zaporizhzhia është ende i paqartë.
Autoritetet bën të ditur se 17 persona ishin vrarë dhe të tjerë të plagosur.
Oleksandr Starukh, guvernatori i rajonit Zaporizhzhia, ka thënë tani se të paktën 49 janë dërguar në spital.
“Sonte armiku përdori aviacionin taktik për një sulm me raketa në qendrën rajonale. Sipas informacioneve paraprake, avionët hodhën 12 raketa në Zaporizhzhia. Shumica e raketave goditën ndërtesat e larta të banimit dhe shtëpitë private në një nga rrethet e Zaporizhzhia. Një ndërtesë nëntëkatëshe u shkatërrua pjesërisht, pesë shtëpi u shkatërruan, objekte të infrastrukturës të prekura. 20 makina u dëmtuan. Deri më tani kanë vdekur të paktën 12 persona. 49 të lënduar janë shtruar në spital, duke përfshirë gjashtë fëmijë. Informacioni është duke u sqaruar, nën rrënoja mund të ketë njerëz. Në vendin e ngjarjes është duke u zhvilluar një operacion shpëtimi. Tashmë janë shpëtuar tetë persona. Viktimave u është ofruar ndihma e nevojshme”, tha ai./21Media

Back to top button