Granatimet po intensifikohen në rajonin lindor të Ukrainës
Qytetet e kontrolluara nga Ukraina në rajonin lindor të Luhansk po përballen me një breshëri të intensifikuar të bombardimeve nga forcat ruse.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai, i cili ka shtuar se forcat ruse kanë depërtuar në rajohet e Luhansk dhe Donetsk.
Haidai shtoi se qytetet në rajonin e tij po bombardoheshin vazhdimisht, duke shtuar se forcat ukrainase po largoheshin nga disa vendbanime për t’u rigrupuar.
Luhansk dhe Donetsk kanë qenë skena e luftimeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase që nga viti 2014./21Media
Luhansk dhe Donetsk kanë qenë skena e luftimeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase që nga viti 2014./21Media