Granatimet ruse godasin ndërtesat e Kievit

Shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev më herët këtë mëngjes, sipas raportimeve të mediave sociale.
Shërbimet e urgjencës së qytetit kanë konfirmuar tani se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit. Një ndërtesë fqinje nëntëkatëshe është dëmtuar gjithashtu.
Raportohet se dy persona u plagosën dhe 35 u evakuuan nga ndërtesa, transmeton rtv21.tv.
Sulmi vjen pasi banorët në të gjithë qytetin mbeten të zhytur në bunkerë, strehimore nëntokësore dhe shtëpitë e tyre mes një shtetrrethimi dyditor.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se është një moment “i vështirë dhe i rrezikshëm” për kryeqytetin./21Media

Back to top button