Edhe 633 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 633 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina prinë me numrin e raste aktive, ku aktualisht janë 164 raste, e pasuar nga Ferizaj me 58, Gjilani me 50 si dhe komuna tjera me dhjetëra raste.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 22 raste të reja me COVID-19.
E sa i përket administrimit të vaksinave në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 818 mijë e 98 doza të vaksinës, ndërsa 818 mijë e 561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, deri më sot janë dhënë 98 mijë e 717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button