Grand Prix Austria, Gjakova e Kuka vazhdojnë garën në repesazh

Sikurse Akil Gjakova, edhe Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale të Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Akil Gjakova është mposhtu në çerekfinale të kësaj gare nga xhudisti nga Moldavia, Adil Osmanov.

Pas tre fitoreve radhazi, ku mposhti xhudistë nga Kazakistani, Austria e Sllovenia, Akili tani e vazhdon garën në repesazh, ku përballë do ta ketë një tjetër xhudist nga Moldavia, Petru Pelivan.

Në anën tjetër, Loriana Kuka u mposht në çerekfinale nga xhudistja hungareze, Szabina Gercsak, dhe tani garën e vazhdon në repesazh.

Deri tani, në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka në raundin e parë e mposhti polaken Aleksandra Kowalewska, në të dytin Anka Pogacnik, kurse në të tretin u mposht nga hungarezja, Gercsak.

Tani, në repesazh Kuka do të përballet me xhudisten suedeze, Anna Bernholm.

Back to top button