Grand Prix Zagreb, Kuka e Cena pësojnë humbje

Ekipi kosovar i xhudos po i vazhdon edhe sot garat në Grand Prix-in që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, xhudistja Loriana Kuka filloi sot garën në këtë Grand Prix, ku edhe pësoi humbje nga xhudistja nikoqire, raporton KosovaPress.

Kuka në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja kroate, Lara Cvjetko.

Po ashtu, krahas Kukës, garën në këtë turne e nisi edhe Dardan Cena, i cili pësoi humbje qysh në ndeshjen e parë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena u mposht nga xhudisti serb, Filip Jovanovic.

Back to top button