Granit Xhaka paralajmëron pensionimin nga futbolli
Mesfushori Granit Xhaka ka dhënë sinjale se mund të pensionet nga Përfaqësuesja e Zvicrës pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 që do të organizohet në në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Xhaka tha se, Botërori i vitit 2026 ndoshta do të jetë i fundit, që sip tha, nuk po shkojnë duke u bërë të rinj.
“Ndoshta ai Botëror do të jetë i fundit për mua. Jo vetëm për mua, por ndoshta edhe për shumë të tjerë. Ne nuk po shkojmë duke u bërë të rinj. Si unë janë edhe Ricardo Rodriguez e Remo Freuler, e ndoshta edhe katër apo pesë të tjerë”, ka deklaruar Xhaka.
Pas Kupës së Botës, Xhaka, Rodriguez dhe Freuler do të jenë 34-vjeçar.
“Për t’i shmangur keqkuptimet, unë nuk po e mendoj aspak mundësinë që të tërhiqem nga përfaqësuesja. Por shumë larg mendimeve, është një skenar që Kupa e ardhshme e Botës, të jetë turneu im i fundit”.
Xhaka thotë se do ta bëjnë të pamundurën që bashkë me shokët tjerë, të arrijnë në turneun final vitin tjetër.
Zvicra pati kampanjë jo të mirë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.
Në Grupin A4 mori vetëm dy pikë nga gjashtë ndeshje dhe ra në Ligën B.
Ndeshjet e fundit ishin si miqësore, thotë ish-mesfushori i Baselit. Ekipi tashmë ka pësuar ndryshime të shumta, sidomos edhe pas largimit të Xherdan Shaqirit, Yann Sommerit e Fabian Scharit.
Ai thotë se këta lojtarë do të jenë vështirë të zëvendësueshëm.
“A do të jetë e mundshme t’i zëvendësojmë në të ardhmen? Një pikëpyetje e madhe”, thotë Xhaka, që duket i shqetësuar për të ardhmen e përfaqësueses.
“A e ka Zvicra të njëjtin potencial për të përjetuar të njëjtat suksese që i kemi pasur ne në dhjetë vitet e fundit? Kjo është pyetja ime. Kemi disa lojtarë të talentuar që kanë dalë jashtë vendit shumë herët. A luajnë rregullisht? Po dhe jo. Ndonjëherë nuk e shoh dëshirën e vazhdueshme nga ta për të pasur suksese vazhdimisht në karrierë”, ka deklaruar Xhaka.
Kosova dhe Zvicra kanë zhvilluar tri ndeshje në të kaluarën, dy ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”, dhe një ndeshje miqësore.
Të gjitha kanë përfunduar me rezultat të barabartë, ndërsa Xhaka ka luajtur në të tria prej këtyre ballafaqimeve.