Graniti e nis emisionin në terr – thumbon KEDS-in

Moderatori, Granit Miftari në emisionin 21Gradë të RTV21 e fillon në mënyrë tjetër, këtë herë ai e nis emisionin në terr.

Graniti në pjesën e hyrjes në studio, përdor blicin pasi KEDS ka ndalë rrymën, shkruan portali rtv21.tv

“Nuk po shoh me hy në studio me blic, meqenë se KEDS ka vendosë ne nalë rrymën, më bo shkëputje për bizneset. Gjithmonë flasim për të mirën e vendit, flasin që rinia me nejtë afër me nejtë në Kosovë se këtu është vendi i mundësive”, tha ai.

Gazetari Miftari në fund tha se pritet vendimi i gjykatës në të mirën e vendit dhe popullit, teksa e nisi emisionin 21Gradë me drita. /21Media

Back to top button