Gratë afgane iu luten ushtarëve amerikanë për ndihmë, ”talebanët po vijnë”

Ulërimat e panikut të përziera me zhurmën e armëve sot në aeroportin e Kabulit në mes të kaosit të ri dhe dhjetëra mijëra afganë të dëshpëruar për të shpëtuar nga sundimi i telebanëve iu lutën trupave që të lejoheshin në aeroplanët e vetëm jashtë vendit.
Gratë u filmuan duke arritur duart përmes parmakëve me shufra hekuri,  drejt trupave amerikane ndërsa bërtisnin ”talebanët po vijnë”, shkruan MailOnline.
Mendohet se pamjet janë filmuar në anën ushtarake veriore të aeroportit Hamid Karzai, ku janë mbledhur rreth 25,000 njerëz, me më shumë pamje që tregojnë rojet talibane që gjuajnë mbi kokat e burrave, grave dhe fëmijëve të strukur në rrugë gjatë natës.

Back to top button