Gratë drejtojnë kompani të vogla, në të mëdhatë dominojnë burrat

I vogël është edhe përfaqësimi i grave në funksionet e drejtorëve në ndërmarrje

Tridhjetë e tre për qind të ndërmarrjeve në Maqedoni i udhëheqin gratë, përqindja e grave në bordet drejtuese është e vogël,  gjithashtu, i vogël është edhe përfaqësimi i grave në funksionet e drejtorëve në ndërmarrje.

Të dhënat nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, tregojnë se numri i grave sipërmarrëse në Maqedoni arrin rreth 33 për qind nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të regjistruara, pastaj gratë janë pronare e të paktën 51 për qind të ndërmarrjeve dhe janë drejtuese të tyre.

Ndërsa prej 102 ndërmarrjeve që paraqiten në bursën e Maqedonisë, vetëm në katër prej tyre janë në pozitat e larta udhëheqëse./21Media

Back to top button