Grealish pranon se ishte më i lirë te Aston Villa

Jack Grealish ka folur për vështirësitë që nga koha kur iu bashkua Manchester Cityt.
Ai thotë së ishte më i lirë te Aston Villa.
Grelish iu bashkua Cityt në një marrëveshje me vlerë rekord prej 100 milionë funte verën e kaluar.
Por, ai nuk ka realizuar golat apo asistimet e shumëpritura që nga transferimi në Etihad Stadium.
“Unë ndoshta nuk kam luajtur në krye të lojës sime që kur u transferova te City, por unë mendoj se kam treguar paraqitje. Është krejtësisht ndryshe nga mënyra se si ishte në Villa. Mendoj se në Villa isha më i lirë”, ka thënë ai.
Grelish shënoi vetëm tri gola dhe tri asistime në Premier Ligë sezonin e kaluar./21Media

Back to top button