MPB akuzon Vuçiqin për kërcënime ndaj serbëve të veriut

NATO ka sjellë trupa shtesë në Kosovë në kuadër të një stërvitjeje ushtarake, pak kohë përpara skadimit të një afati shtesë kohor të Qeverisë së Kosovës për qytetarët serbë për ndërriimin e targave të makinave. Ndëkrohë serbët e veriut të Kosovës thonë se është e mundshme rritja e tensioneve në këtë pjesë të vendit dhe një rebelim i tyre pas datës 31 tetor kur përfundon afati i Qeverisë së Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se brenda 20 ditësh vetëm pesë makina kanë konvertuar targat në RKS, tri prej të cilave u dogjën.
Një numër shtesë i trupave paqeruajtëse, KFOR, u janë bashkuar 3700 ushtarëve sa aktualisht ndodhen në Kosovë në kuadër të një misioni stërvitës, kanë bërë të ditur ushtarakë të NATO-s, njoftojnë mediat ndërkombëtare. Një komandant rajonal i KFOR-it, kolonel Christopher Samulski, u ka thënë gazetarëve në Kampin Bondsteel, se kjo është pjesë e planifikimeve të NATO-s.
Shtimi i forcave paqeruajtëse vie në një periudhë tensionesh para skadimit të një afati shtesë të Qëeverisë së Kosovës për ndërrimin e targave në RKS. Zëvendëskomandanti i KFOR-it Luca Piperni tha një ditë më parë se NATO-ja nuk e përjashton mundësinë e tensioneve të reja pas 31 tetorit.
Brenda vetëm një dite dy makina të qytetarëve serbë në veri janë djegur. Njëra pronë e një zyrtari të policisë së Kosovës. Djegia ndodhi pasi u regjistruan makinat me targat RKS, në respektim të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe” në veri, Aleksandar Arsenijeviq i tha RTV21 se qytetarët serbë në veri nuk janë të interesuar të ndërrojnë targat e makinave.
“Djegia e veturave të qytetarëve në veri që ri-regjistruan automjete e tyre, natyrisht se sjellë dozë frike me rastin e ri-regjistrimit të automjeteve të tyre. Por qytetarët me të cilët kam biseduar, 90% e tyre nuk duan t’i regjistrojnë veturat sepse ka kushte të caktuara të cilat z.Albin Kurti nuk i ka plotësuar. Nuk shoh arsye se në ç‘mënyrë në afat prej dy muajsh kur nuk pranohen dhe nuk njihen patent shoferët të cilët 90% e qatrarëve i kanë me ato targa KM, PR etj. Pa patentshofer ri-regjistrimi i automjeteve nuk do të vlente asgjë”, ka thënë ai.
Arsenijeviq paralajmëron mundësinë e rebelimit të serbëve pas afatit për ndërrimin e targave nëse nuk zgjatet afati nga ana e qeverise se Kosovës.
“A është e mundshme rritja e tensioneve pas 31 tetorit kur paralajmërohet heqja nga qarkullimi në trafik i automjeteve me targa të tanishme – PO! Lehtë është e mundshme sepse populli me siguri do të lëndohet fort me çështjen e targave dhe sigurisht do të mund të ketë një lloj rebelimi. Mendoj se afati do të vazhdohet që zoti Kurti të bëhet fleksibil. Prishtina dhe Beogradi do te ballafaqohen me krizë energjetike dhe kësisoj do te përpiqen ta zhvendosin vëmendjen nga këto probleme”, ka thënë ai.
Për njohësin e sigurisë Fadil Kajtazi çdo veprim në veri i organeve të sigurisë duhet të jetë në kuadër të ligjit dhe në koordinim me aleatët. Ai tha se qytetarët serbë në veri janë lodhur nga grupet kriminale dhe nga Vuçiqi të cilët ua kanë humbur perspektivën.
“Pasluftës deri në vitin 2010 sa heqë që binin sirenat në Mitrovicën veriore çfarë grumbullimi njerëzit kishte, tani sirenat bien dhe atyre iu përgjigjen një numër i kufizuar njerëzish ngase Vuciq është duke e terrorizuar atë pjesë të serbëve të veriut, atyre ju ka humbur perspektiven ata janë të terrorizuar për çdo ditë nga grupet mafioze dhe krimit të organizuar që janë të organizuara në Serbi”, ka thënë ai.
Qeveria e Kosovës dha një afat shtesë deri më 31 tetor për banorët serbë që t’i zëvendësojnë targat e tyre në RKS, në të kundërtën nuk do te mund të qarkullojnë më në territorin e Kosovës./21Media

Back to top button