Grenell bisedon me ish-presidentin Thaçi
Ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas Grenell, populli i Kosovës sot d të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte ende president.
“Unë sapo fola me @HashimThaciRKS nga burgu i Hagës. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, shkroi Grenell.
Thaçi po mbahet në paraburgim që nga ngritja e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./21Media
I just spoke with @HashimThaciRKS from prison in The Hague.
I am confident that the people of Kosovo would be at peace if he were still President. They would also have greater economic cooperation with their neighbors – and more jobs for their children if Thaci were back.— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 8, 2022