Çitaku: S’ka me pasë luftë në Kosovë, mos ndjellni frikë e panikë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë thirrje që të mos bëhet panik, sepse nuk do të ketë luftë në Kosovë.
Këto deklarata të Çitakut vijnë pas komenteve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti që Kosova rrezikohet nga Serbia.
Ajo më tutje shkroi se NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës dhe se sipas saj Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.
“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.  Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.  Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada.  Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, shkroi Çitaku./21Media

Back to top button