Grenell: Liderët e Kosovës dhe Serbisë takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë

 

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell bëri të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen për bisedime me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.”, njoftoi Grenell përmes një statusi në Twitter.

Ky takim fillmisht ishte planifikuar të mbahet me 27 qershor , por u anulua për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në anën tjetër më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./21Media

Back to top button