Grenell pas ngjarjes në Gramsh: Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare
Dy ushtarë shqiptarë janë lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.
Ish i dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell i ka reaguar kësaj ngjarje, ku i ka quajtur heronjë ushtarët shqiptarë.
“Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare. Shpresoj të marrin medalje. Të gjithë janë heronj”, shkroi Grenell.

Ndryshe, shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes./21Media