Grenell për demokratët: 20 vjet dështuan për të zgjidhur problemin Kosovë-Serbi

 

Ish-amabasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe dikur i dërguar i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, në një intervistë televizive ka folur ashpër kundër demorkatëve.

Ai ka thënë se ata kanë dështuar që ta zgjidhin problemin Kosoë- Serbi.

“Mund t’ju tregoj që shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, m’u tha se duhet të shkoj dhe ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar. Ndoshta unë duhet të marr ca ide të reja”, thotë Grenell.

Sipas Grenell demokratët urrenin Trump pasi që vinte nga jashtë.

“Ata nuk duan që askush nga jashtë të futet brenda (qeverisë). Ata duan të pretendojnë sikur janë të vetmit që i kuptojnë këto çështje të ndërlikuara”, tha më tutje Grenelli.

Ai tutje ka akuzuar Bidenin se i ka emëruar në administratën e re njerëzit e njëjtë, që kanë qenë duke pritur që nga koha e Obamës që të vijë dita e tyre./21Media

 

Back to top button