Grenell: Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit

Richard Grenell, ish-emisar i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ai ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë kryeministrit Albin Kurti.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, ka shkruar Grenell në Twitter./21Media

Back to top button