KQZ për RTV21: Nesër fillon numërimi i votave nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve, të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor.
Kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka informuar se tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës.
“Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme.”, ka informuar Elezi.
Ai, tutje ka shtuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar 9 komuna, LDK ka fituar 7 komuna, AAK ka fituar 5 komuna, VV ka fituar 4 komuna, ndërsa nga një komunë kanë siguruar: Nisma Socialdemokrate, Iniciativa Qytetare për Obiliqin (IQO) dhe KDTP. Ndërkaq, Lista Serbe ka siguruar 10 komuna./21Media
 
No description available.

Back to top button