Grenelli i reagon Bidenit, shkak Kosova dhe Serbia
Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter tha se presidenti Joe Biden po e përbuz Kosovën dhe Serbinë me mosftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci.
Grenell tha se Biden po e vazhdon lojën në rajon, duke shtuar se Trump, kujdesej shumë për popullin e Ballkanit.
“Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë, jo politikë”, thuhet në postimin e tij.
Biden snubs Kosovo and Serbia. He reverts back to playing politics in the region.
Trump cares deeply about the people of the Balkans. He rejected the politicians’ games of the last 20 years and instead pushed for job creation and economic development.
Jobs not politics! https://t.co/Vaq8R6yt9S— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 6, 2021
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka konfirmuar se Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, që do të mbahet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media