Greqia është gati të rindërtojë maternitetin e Mariupolit

Greqia është gati të rindërtojë një maternitet që u shkatërrua nga bombardimet në qytetin Mariupol të Ukrainës, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis u shpreh në twitter “Mariupol qendra e minoritetit grek në Ukrainë, një qytet i dashur për zemrat tona dhe simbol i barbarisë së luftës”.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi ministri italian i kulturës, Dario Franceschini tha seItalia ishte “gati të rindërtonte” teatrin e qytetit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, shkroi ai në Twitter./21Media

Back to top button