Greva e punëtorëve të ATK-së vazhdon nesër
Ka përfunduar greva 3-orëshe e Sindikatës së Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, përmes së cilës po kërkojnë që të dëgjohen kërkesat e tyre për kushte të përshtatshme të punës.
Sekretarja e Sindikatës, Arlinda Bajra, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë gjatë gjithë javës, me shpresën që deri të marrin një përgjigje nga Qeveria e Kosovës lidhur me kërkesat e tyre. Në të kundërtën, ajo paralajmëroi se nuk do të ndalin grevën derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?