Greva e urisë vazhdon, 42 minatorë kërkojnë trajtim mjekësor

Në ditën e pestë të grevës së urisë, 42 minatorë të gjigantit metalurgjik “Trepça” kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Destan Kërleshi, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës” për portalin rtv21.tv tha se minatorët nuk janë dërguar në spital, por të njëjtit po trajtohen në minierë.

“Gjendja e tyre shëndetsore çdo moment po keqësohet shpresojmë të kemi një zgjidhje sa më shpejt”, tha Kërleshi.

Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit./21Media

Back to top button