Çitaku kërkon nga Kurti transparencë për Asociacionin: Mos u fsheh

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit

Përmes një reagimi në Facebook ajo i ka bërë thirrje Kurtit që të mos ‘fshehet’.

“Tani Albin, Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh”, ka shkruar Çitaku

Çitaku ka thënë se për vitet dhe mundësitë e humbura dhe të pashfrytëzuara do të flitet prapë.

“Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.” , ka deklaruar ajo./21Media

Back to top button