Greva! Foshnjet e paregjistruara!

Mbi 600 foshnje të sapolindur mbesin të pa regjistruara vetem ne Prishtine…

Greva e punëtoreve të administratës publike ka bërë që mbi 600 foshnje të porsalindura të mbesim pa regjistruar, tash e një muaj. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të familjaret e foshnjave të cilët kërkojnë që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje. Nga ana tjetër, në komunën e Prishtinës thonë se greva do të vazhdojë deri sa të vendos sindikata.

Për shkak të grevës së punëtorëve të administratës, që nga 25 gushti qytetarët kanë pasur vështirësi të marrin shërbime administrative. Edhe foshnjat e porsalindura në kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë, që nga kjo datë nuk janë regjistruar. Familjaret shprehen të mllefosur për shkak se nuk po mund të marrin dokumente për fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër, udhëheqësit e Klinikës së Gjinekologjisë thotë se regjistrimi i foshnjave të porsalindura nuk është në kompetencë të tyre. Në këtë klinikë për 25 dite kane lindur mbi 600 fëmijë.
Klinika e Gjinekologjisë
“Numri i foshnjave qe kane lindur ne KOGj prej dt. 01.09.2022 deri me 25 09 2022 është 606, prej tyre 313 meshkuj dhe 305 femra , ndërsa a janë regjistruar nuk e kemi atë informate sepse zyra ku regjistrohen fëmijët pas lindjes është ne kompetence te komunës”.
Në komunën Prishtinës, thonë se kanë kërkuar nga sindikata që punëtorët e administratës të vazhdojnë regjistrimin e foshnjave, por nuk kanë hasur në mirëkuptimin e tyre.
Incizim: Bersant Beka- Komuna e Prishtinës
Sipas të dhënave të Komunës së Prishtinës, në përudhen e njëjtë të viti të kaluar janë regjistruar më shumë se 1 mijë foshnje të porsalindura, ndërsa këtë vit asnjë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button