Kaloni te përmbajtja kryesore

Giresse: Muriç e Rrahmani në dyshim për sfidën me Qipron

Portieri Aro Muriç dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë në dyshim serioz për t’u paraqitur në ndeshjen e nesërme kundër Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse në konferencë për media para kësaj përballje.
Ai tha se Muriç e ka lënduar kaviljen gjatë ndeshjes kundër Irlandës së Veriut dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht.
Sa i përket Rrahmanit, trajneri francez deklaroi se ai ka bërë progres në stërvitje, por do të vlerësohet deri nesër nëse mund të inkuadrohet në lojë.
Sa i përket ndeshjes, Giresse tha se skuadra është përgatitur për t’i arkëtuar tre pikë të plota.
Ndeshja Kosovë-Qipro zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”,nga ora 20:45.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button