Greva vazhdon, SBASHK i çon fjalë Kurtit

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut edhe një herë i ka çuar fjalë kryeministrit të Kosovës për të dialoguar rreth kërkesave të tyre, kësaj herë përmes ministers së Arsimit, Arbërie Nagavcit.
“Apelojmë të Ministrja Nagavci që të kërkoj nga Kryeministri Kurti të ulet me Këshillin Qendror Grevist të BSPK-së për të dialoguar rreth realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Vizitat nëpër komuna dhe shkolla të caktuara me nxitjen e individëve të caktuar për ta akuzuar dhe shantazhuar SBASHK-un në forma e mënyra të pa bazuara, krejt me qëllim të thyerjes së grevës si të tilla nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, por e thellojnë edhe më tepër”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
SBASHK duke apeluar që kryeministri të ulet e të diskutojë Këshillin Qendror Grevist të BSPK-së ashtu siç e parasheh edhe ligji i grevës dhe të diskutojnë e të gjendet zgjidhja e kërkesave të anëtarësisë, i ka siguarar grevistët se janë duke “përcjellë dhe analizuar në vazhdimësi të gjitha shpifjet që po bëhen me qëllim të thyerjes së grevës dhe në kohën e paraparë ligjore do të ngrisim kallëzime penale në Prokurori dhe padi në Gjykata ndaj të gjithë atyre që shpifin”.
“Të nderuar grevistë, ne do të jemi zëri juaj për çdo ditë dhe të gjitha veprimet që do të ndërmarrim do të jenë në konsultim paraprak me ju”, thuhet në komunikatën e tyre.
Që nga 25 gushti, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës. Kërkesa kyçe e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button