“Një befasi”, pas shumë vitesh Adea Pula me këngë të re

Adea Pula emër ky i njohur dhe i dashur për publikun kosovar, po rikthehet në skenën shqiptare. Me këngët e saj kur këndonte sa ishte e vogël targetoi moshatarët e saj, por tani Adea duket pas shumë viteve po rikthehet me këngë të re, shkruan rtv21.tv
Adea me postimin e fundit në Instagram ka njoftuar se befasia e saj po vjen sonte.
“Sot kam një befasi për juve, qëndroni këtu”, është mbishkrimi që Adea e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instagram.

“2 + 2 bëjnë 3“, “Afrikani Tungare”, “Mos U Nerrvozo”, “Miqesia”, “Tinejxhere Jam”, janë disa prej këngëve të Adeas./21Media

Back to top button