Gripi sezonal, mbi 800 persona u vaksinuan në ditën e parë në kryeqytet

805 është numri i qytetarëve të kryeqytetit që janë vaksinuar ditën e parë të vaksinimit me vaksinën e gripit sezonal. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, i cili ka informuar se ky numër është rreth 8% e qytetarëve që vaksinohen në kryeqytet.
Sipas Sadikut, 13 institucione të kujdesit parësor shëndetësore ofrojnë shërbimet e vaksinimit.
“Vaksina është “arma” më e fortë për mbrojtje nga sëmundjet infektive.”, ka shkruar ai.
Ndryshe, dje ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal./21Media

Back to top button