Gruaja e Sylvester Stallone bën kërkesë për shkurorëzim pas 25 vjetësh
Jennifer Flavin ka bërë kërkesë për divorc nga Sylvester Stallone pas 25 vitesh martesë.
Javën e kaluar DailyMail ka zbuluar se Stallone ka mbuluar një tatuazh të gruas së tij me një foto të qenit Rocky.
Flavin ka lënë të kuptohej gjithashtu se gjithçka ka mbaruar përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një fotografi përkrah vajzave të tyre. “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ne të katëra përgjithmonë”, ka shkruar Flavin. Ajo nuk po e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram.
Flavin thuhet se ka paraqitur kërkesë për shkurorëzim të premten dhe po pretendon se Stallone ka fshehur asetet e tyre martesore. Sipas dokumenteve të gjykatës, “Bazuar në informacion dhe besim, bashkëshorti është përfshirë në shpërndarjen, shterimin dhe shpërdorimin e qëllimshëm të pasurive bashkëshortore, gjë që ka pasur një ndikim negativ ekonomik në pasurinë bashkëshortore. Për më tepër, bashkëshorti duhet të detyrohet, të shesë, të transferojë, të caktojë, të ngarkojë ose të shpërndajë çdo pasuri gjatë pezullimit të procedurës”.
Në fillim të këtij viti, dyshja kanë shënuar 25 vjetorin e martesës dhe aktori e ka cilësuar gruan e tij si “vetëmohuese dhe të përkushtuar”./21Media