Gruaja goditet me thikë teksa ndërhyn në rrahjen e burrit me të tjerët

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se gjatë ditës së djeshme derisa ka ndërhyre për t’i ndarë gjatë një rrahjeje burrin e saj dhe dy të dyshuar, njëri nga ta e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati./21Media

Back to top button