Gruaja ia merr burrit fëmijët, i kërkon 10 mijë euro që t’ia sjellë në Kosovë
Burri nga Obiliqi ka raportuar se bashkëshortja e tij ka marrë dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri.
Siç u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta ka kërkuar 10 mijë euro për t’ia sjellë fëmijët në Kosovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti është duke u hetuar./21Media