Gruaja më e gjatë në botë udhëton për herë të parë me aeroplan

Rumeysa Gelgi, turkja e cila mban rekordin si gruaja më e gjatë në botë, bëri udhëtimin e parë me aeroplan në jetën e saj, nga Turqia në SHBA, ku do të qëndrojë për së paku gjashtë muaj.
Rumeysa Gelgi mban këtë rekord për gjatësi trupore 2.15 metra. Ajo fluturoi për 13 orë nga Stambolli në San Francisko. Për shkak të gjatësisë së saj trupore, linja ajore Turkish Airlines, me të cilën udhëtoi, u desh të shtrijë gjashtë ulësepër ta akomoduar atë.
Gelgi e cila është 25 vjeçe, zakonisht lëvizë me karrocë invalidësh, pasi që vuan nga sindromi Weaver, që shkakton rritjen e shpejtë të trupit.
Ajo për këtë udhëtim në një postim në Instagram ka shkruar se ka kaluar mirë, se ky ishte fluturimi i saj i parë me aeroplan, dhe me gjasë se nuk do të jetë as i fundit. Ajo ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e fluturimit të saj.
Gelgi është e angazhuar në industrinë e teknologjisë së softuerit. Ajo ka thënë se në SHBA do të qëndorjë për së paku gjashtë muaj, ku do të vazhdojë karrierën më tej dhe do të bashkëpunojë me përgjegjës të librit të rekordeve botërore, Ginis.
Gelgi mban rekordin botëror që prej vitit 2014. Këtë vit ajo u regjistrua në Ginis si adoleshenjta më e gjatë në botë, e në vitin 2021 u vlerësua gruaja më e gjatë.
Gelgi ka thyer edhe disa rekorde. Ajo është rekordere në kategoritë për gishtërinjët më të gjatë, për duart më të gjata dhe shpinën më të gjatë në radhë të grave./21Media


Back to top button