Mamografi falas gjatë gjithë muajit tetor në kryeqytet

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë ka njoftuar se do ofrojë shërbim të mamografisë falas për muajin tetor.
Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas në dy qendra të mjekësive familjare: QKMF (Qafa) – në Njësinë e Radiologjisë dhe QMF 5 – Dardani/Ulpianë.
Sipas komunës, të interesuarit duhet të caktojnë terminin në numrin kontaktues: 045-354-576./21Media

Back to top button