Gruaja ndalon vrasjen masive, e qëllon burrin me armë kur ai shtiu mbi 40 persona

Një grua që merrte pjesë në një festë ndaloi të shtëna të mundshme masive në SHBA kur nxori armën dhe qëlloi për vdekje një burrë që kishte hapur zjarr me një pushkë gjysmë automatike mbi një turmë.
Sulmuesit i ishte kërkuar të ndalonte shpejtësinë pak para se të kthehej dhe të kishte në shënjestër grupin prej 30 deri në 40 persona në Charleston, Virxhinia Perëndimore, raporton BBC.
Zëdhënësi i policisë, Tony Hazelett, tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi jetët.

I dyshuari kishte vozitur përreth zonës të mërkurën në mbrëmje kur u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë sepse fëmijët po luanin.
Ai u kthye i armatosur me një pushkë të tipit AR-15 dhe hapi zjarr nga automjeti i tij në festën e ditëlindjes dhe diplomimit jashtë kompleksit të apartamenteve në qytet.
Hazelett tha në një konferencë për shtyp se gruaja që qëlloi kundër nuk kishte ndonjë histori se ka qenë pjesë e forcave të rendit publik. Ajo nuk është identifikuar.
“Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme”, tha ai. “Dhe në vend që të ikte nga kërcënimi, ajo u përfshi me kërcënimin dhe shpëtoi disa jetë”, tha zëdhënësi.
Gruaja pas të shtënave ka mbetur në vendngjarje dhe po bashkëpunon me hetuesit dhe sipas policisë ndaj saj nuk do të ngritet asnjë akuzë.
Dennis Butler, një 37-vjeçar me një histori të gjerë kriminale, u gjet i vdekur në vendngjarje nga plagët e shumta me armë zjarri.
Hazelett tha se nuk është ende e qartë se si Butler e mori armën të cilën ai nuk lejohej ta mbante ligjërisht si një kriminel i dënuar./21Media
Back to top button